Tavë me spinaq e vezë

 

Përbërësit
1 g spinaq
6 kokrra vezë
1 qepë
100 ml qumësht
2 lugë parmixhano të grirë
Vaj, kripë, piper
Skuqim lehtë në tigan qepën, shtojmë spinaqin e grirë dhe e kaurdisim lehtë sa të bie pak, por gjethja të mbetet jeshile. E heqim tiganin nga zjarri.
Thërrmojmë djath të bardhe dhe e përziejmë me spinaqin. Shtojmë pak kripë e piper.
Kthejmë përzierjen në tavë. Në një enë tjetër rrahim dy vezë me qumështin dhe mbulojmë spinaqin. Mbi të hedhim kokrrat e vezëve (1 për person, në rastin tim 4 kokrra). Mbulojmë sipërfaqen e tavës (spinaqin jo vezët) me kaçkavall të grirë.
Pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë,
Ju bëftë mirë!/kuzhina,al