Sulm racist nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor

Sulm racist nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor

Kolonët hebrenj dëmtuan tetë automjete palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe shkruan parulla raciste në muret e disa shtëpive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, një grup kolonësh hebrenj bastisën fshatin Marda në qytetin Selfit në veri të Bregut Perëndimor në orët e para të mëngjesit.

Kolonët hebrenj kanë shkruar parulla raciste në hebraishte në muret e disa shtëpive palestineze dhe kanë dëmtuar tetë automjete.

Organizata radikale hebreje “Paguaj Çmimin”, e cila njihet për sulme ndaj pronës palestineze, kryen sulme të tilla në fshatrat dhe qytetet palestineze në Izrael, si dhe në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ekzistojnë më shumë se 250 vendbanime ilegale hebreje në Bregun Perëndimor, rajon të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967. Gati 450.000 kolonët hebrenj që jetojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim në Bregun Perëndimor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.