Sulejmani a.s. e dinte gjuhën e shpezëve. Në një rast duke qëndruar me disa shokë në natyrë, aty pranë, vërejti katër zogjë të cilët bisedonin mes veti. Sulejmani a.s. i dëgjoi zogjtë duke folur dhe i pyeti të pranishmit: a e dini çka po bisedojnë zogjtë? Shokët i thanë: Ti e din gjuhën e tyre, ne nuk e kuptojmë gjuhën e tyre, andaj na tregon për çka flisnin!
Sulejmani a.s. tha:
Zogu i parë tha: Ah sikur të mos ishin krijuar krijesat (njerëzit)!
I dyti tha: meqë janë krijuar, as sikur të dinin pse janë krijuar!
I treti tha: Pasi që janë krijuar, ah sikur të kishin vepruar sipas asaj që e dinë pse janë krijuar,
I katërti tha: meqë janë krijuar, dhe e dinë pse janë krijuar dhe veprojnë sipas asaj që e dinë, ah sikur të ishin të sinqertë në atë që e veprojnë.