Si të përgatisni supë me mbetjet e gjelit?

Te gjithë ata që kanë gatuar gjelin e detit , jam e sigurt që i ka mbetur mjaftueshëm edhe për 3 apo 4 ditë radhazi…

Atëherë pse të mos e ndryshojmë pak shijen dhe të përgatisim një supë të ngrohtë në këto ditë të ftohta dimri ?

Përbërësit për 4 persona
lëng gjel deti
1/2 qepë
1 thelpi hudhër
1 degë selino
1 karrotë
1/2 patate
makarona për supë ose oriz
pak majdanoz të grirë
pak trumëz

Përgatisim si fillim lëngun e gjelit të detit sipas recetës së postuar këtu, duke përdorur vetëm kockat e gjelit duke qenë se mishi është tashmë i gatuar.
Në një tenxhere, kaverdisim për rreth 5 minuta në pak vaj ulliri, qepën, hudhrën dhe selinon të grira hollë dhe karrotat dhe patatet e prera në kubik. Shtojmë lëngun e gjelit të detit të kulluar, makaronat për supë ose orizin dhe i gatuajmë derisa perimet të zbuten (15-20 minuta). I japim shije me majdanoz, pak trumëz dhe shtojmë së fundi edhe copëzat e mishit të gjelit të detit në kubik./kohaislame