Si realizohet rrespektimi i prindërve sa janë gjallë dhe pas vdekjes së tyre!

Respektimi i prindërve sa janë gjallë dhe pas vdekjes së tyre !

Pyetje:
Kemi nevojë të na sqaroni se si realizohet rrespektimi i prindërve sa janë gjallë dhe pas vdekjes së tyre!?

Përgjigje:
Rrespektimi i prindërve është prej obligimeve dhe farzeve më madhore në Islam.

Allahu i Madhëruar në shumë vende në Librin e Tij, Kur’anin Famëlartë na urdhëron rrespektimin e prindërve.

Allahu i Madhëruar, thotë:

وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا ۖ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا .
” Adhuronie Allahun, mos i bëni kurrnjë shoq Atij; bëni mirësi prindërve.”
(En Nisa: 36).

وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا ۚ إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِنْدَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُلْ لَهُمَا أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْهُمَا وَقُلْ لَهُمَا قَوْلًا كَرِيمًا.
وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُلْ رَبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا
” Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve.
Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre:
“Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti.
Lëshoj para tyre krahët tuaj të përuljes prej mëshirës dhe thuaj:
“O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë edukuar kur isha unë i vogël!”
(El Isra: 23-24).

وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ وَهْنًا عَلَىٰ وَهْنٍ وَفِصَالُهُ فِي عَامَيْنِ أَنِ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ

” Dhe, Ne, i kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet.
Nëna e ka bartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh.
(Dhe i kemi thënë njeriut): “Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve tu!
Tek Unë do të ktheheni të gjithë”.
(Lukman: 14).

Rrespekti dhe bamirësia ndaj prindërve sa janë gjallë dhe pasi të vdesin ata, janë prej farzeve më madhore në Islam.

Rrespekti dhe bamirësia ndaj tyre sa janë gjallë përfshinë këto gjëra:
1. Sjellja e mirë ndaj tyre.
2. Furnizimin i tyre nëse kanë nevojë(para, ushqim, etj).
3. Dëgjushmëria ndaj tyre.
4. Nënshtrimi ndaj tyre kur kërkojnë gjëra që i ka lejuar sheriati islam.
5. Ulja e zërit dhe mosngritja e zërit kur flet me prindërit.
6. Largimi i pengesave që i dëmtojnë prindërit.
Dhe ka shumë gjëra të tjera të dobishme që mund t’i bësh për prindërit e tu sa janë gjallë.

Fëmija duhet të kujdeset që t’u sjellë prindërve vetëm gjëra të mira e jo probleme, sepse ata kanë bërë gjëra shumë të çmuara sa ishin të vegjël fëmit e tyre, duke i edukuar ata e kështu me rradhë.
Dhe, e mira kthehet me të mirë.

Obligimi ndaj nënës është më i madh, ashtu siç ka thënë pejgamberi,- alejhi selam!,- kur u pyet:
” O i dërguar i Allahut, kush është më meritorë për sjelljen dhe shoqërimin timë më të mirë?
Pejgamberi,- alejhi selam!,- ia tha: nëna yte.
Prap e pyeti : e pastaj kush?
Tha: nëna jote.
E pastaj kush?
Tha: nëna yte.
E pastaj kush?
Tha: baba yt.
(Buhariu: 5971, Muslimi: 2548, prej hadithit të Ebu Hurejres, radijAllahu anhu).

Në një transmetim tjetër ka ardh:
O i dërguar i Allahut, kush prej njerëzve është më meritorë për rrespekt e bamirësi?
Pejgamberi,- alejhi selam!,- ia ktheu: Nëna yte.
Tha: e pastaj kush?
Ia ktheu: nëna yte.
Tha: e pastaj kush?
Ia ktheu: nëna yte.
Tha: e pastaj kush?
Ia ktheu pejgamberi,- alejhi selam!,- duke i thënë: babai yt, e pas tij ata që janë më të afërt, e më të afërt.”
(Ebu Davudi: 5139, prej hadithit të Behz Ibn Hakimit,radijAllahu anhu e ky prej babait të tij e babai i tij nga gjyshi i tij.
Shejh Albani, rahimehullah, ka thënë se hadithi është hasen(i mirë në librin e tij: Sahih et Tergib Ue Terhib: 895).

E qartësoi i Dërguari i Allahut, se nëna është më meritore për rrespekt e bamirëse tre herê, e pastaj e përmendi edhe rrespektin dhe bamirësinë ndaj babës .
Dhe kjo na jep të kuptojmë se kujdesi duhet të jetë më së shumti ndaj nënës, bamirësia ndaj saj është më shumë e kërkuar karshi tjerëve, e pastaj vjen babai, etj.

Transmetohet se njëri e pyeti pejgamberin,- alejhi selam!,- duke i thënë:
O i Dërguari i Allahut, a ka mbet diçka që llogaritet rrespekt ndaj prindërve të mi pas vdekjes së tyre?
Pejgamberi,- alejhi selam!,- ia ktheu duke i thënë:
” Duaja për prindërit e tu(lutu për ta), kêrkimi i faljes për ta, kryerja e ndonjë amaneti që i ka mbet atyre apo e kanë porositur ata(qoftë larje borxhi ose ndonjë çështje tjetër), rrespektojë shokët e tyre dhe mbaj lidhjet faresfisnore që ju lidhin me prindërit e tu(qoftë nga nëna ose baba).”
(Ebu Davudi: 5142, nga hadithi i Ebi Usejid radijAllahu anhu, ndërsa shejh Albani e vlerëson hadithin si daif(të dobët) në librin e tij: ” Daif ebi Davud: 1101).

Pra, porositi për pesë çështje:
1. Duaja për prindërit:
Psh, falja e namazit të xhenazes, sepse kjo është një lloj lutje për ta.

2. Kërkimi i faljes për ta.
Kërkimi i faljes për ta tek Allahu i Madhëruar që Allahu t’ua falë mëkatet, ky është rrespekt dhe bamirësi madhore për ta, qofshin sa janë gjallë apo edhe nëse janë të vdekur.

3. Kryerja e ndonjë amaneti që i ka mbet atyre apo e kanë porositur ata(qoftë larje borxhi ose ndonjë çështje tjetër).
Pra, nëse kanë lënë ndonjë amanet i cili nuk është në kundërshtim me sheriatin islam, qoftë amanet nga nëna ose babai, ky amanet duhet të kryhet ashtu siç kanë porositur prindërit, qoftë vajzën apo djalin e tyre.

4. Rrespektojë shokët e babait ose shoqet e nënës pas vdekjes së tyre.
Nëse babai yt ka shokë ose nëna yte shoqe të afërta(kojshike), sillu mirë me ta, ndihmoi nëse kanë nevojë, foli fjalë të mira, dhe çdo gjë që është e mirë, bëje ndaj tyre, sepse kjo njëherit llogaritet rrespekt ndaj nënës ose babit tënd.

5. Mbaj lidhjet faresfisnore që ju lidhin me prindërit e tu(qoftë nga nëna ose baba).
Rrespektoj, vizitojë familjarët e babait tënd, e nënës tënde, bëju mirë atyre saherë që të jepet mundësia, sillu mirë me motrat e nënës, motrat e babës, sillu mirë me fëmitë e tyre, etj.
Të gjitha këto njëkohësisht llogariten rrespekt ndaj babës dhe nënës tënde.

Marrë nga faqja zyrtare e shejhut:
www.binbaz.org.sa

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad Shabani