Pastrimi i veshkave është i domosdoshëm për mirëmbajtje të shëndetit. Kjo për shkak se për një kohë të gjatë veshkat mbledhin toksina, kripë, si dhe zall e guralecë të vegjël. Që të mos kemi probleme duhet të bëhet pastrimi i veshkave, në të kundërtën do të kemi probleme.
Ja si bëhet pastrimi i veshkave: Marrim një grusht me majdanoz të larë apo koriandër e presim në copëza më të mëdha, vendosim në enë dhe hedhim ujë përmbi (aq sa të mbulojmë fletët). Pastaj vendoseni në shporet të zihen për 10 minuta. Largojeni nga shporeti, lëreni të ftohet (me kapak). Pasi të ftohet kullojeni dhe vendoseni në frigorifer. Pije të ftohtë, një herë në ditë nga një gotë. Mund të bëni edhe çaj më të fortë në mënyrë që ta lini për 30 minuta të rrijë i mbyllur.