RTV PENDIMI

Uncategorized

Shkupi “pushtohet” nga mjegulla, sërish në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm është mbuluar nga mjegulla e dendur, teksa Shkupi sërish gjendet në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë, raporton Anadolu.

Mjegulla në luginën e Shkupit ka reduktuar ndjeshëm dukshmërinë, duke vështirësuar trafikun.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëroi se në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Në Shkup, gjatë ditës është parashikuar mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët jugore.

Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara në IQAir, Shkupi sërish radhitet në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, respektivisht në vendin e dhjetë dhe bën pjesë në kategorinë e “pashëndetshme” me vlerë të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) prej 156.

Nga vendet e rajonit, Sarajeva radhitet e treta me vlerë të AQI-së prej 225.

IQAir është një kompani teknologjike zvicerane që nxit individët, organizatat dhe qeveritë të përmirësojnë cilësinë e ajrit përmes informacionit dhe bashkëpunimit.

Të ngjajshme :

Uncategorized

Mish qengji me pilaf

Shijoni pjatën e pasur dhe të bollshme të mishit të qengjit me pilaf. Përgatisni një vakt të shijshëm dhe me
Uncategorized

Sallatë Cezar

Mënyrat për të përgatitur sallatë cezar janë nga më të larmishmet. Kjo mund të përdoret si meze në dreka dhe