[There are no radio stations in the database]

Hamza Neziri përmbyll me sukses hifzin e Kur’anit Famëlartë

Shkup, 27 tetor 2026 – Në ambientet e Myftinisë së Shkupit, Komisioni i Hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi me sukses provimin e hifzit për Hamza Nezirin, i cili ka përmbyllur memorizimin e plotë të Kur’anit Famëlartë.

Hamza Neziri e ka përfunduar hifzin në Institutin e Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu”, nën përkujdesjen dhe udhëheqjen e muhafizëve të tij, Hfz. Xhemail ef. Nuhiju dhe Hfz. Jashar ef. Ibrahim.

Ai e filloi rrugëtimin e hifzit më 15 korrik 2023, ndërsa memorizimin e plotë të Kur’anit Famëlartë e përfundoi më 12 mars 2026.

Në ditët në vijim, në hapësirat e Institutit të Hifzit në Shkup do të zhvillohen edhe seancat dëgjimore për 30 xhuzët e Kur’anit, si pjesë e procesit të përmbylljes së hifzit.

Ky është një sukses i veçantë për Hamza Nezirin, familjen e tij, muhafizët dhe Institutin e Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu”.

Lusim Allahun e Madhërishëm që hafizin e ri ta ruajë, ta bekojë dhe ta bëjë Kur’anin dritë të jetës së tij, udhërrëfyes dhe dëshmi për të në këtë botë dhe në Ahiret.

Instituti i Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu”
Myftinia e Shkupit


[There are no radio stations in the database]