[There are no radio stations in the database]

Isak Sinani: 20 vjet RTV Pendimi – 20 vite në shërbim të fjalës së mirë!

Përfaqësuesi i RTV Pendimit në Zvicër, Isak Sinani, ka shprehur mirënjohjen e tij me rastin e 20-vjetorit të themelimit të këtij mediumi, duke vlerësuar rrugëtimin dydekadësh dhe kontributin e të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij misioni.

Në një mesazh të ndarë pas manifestimit jubilar, Sinani e ka cilësuar këtë përvjetor si një moment të veçantë gëzimi, emocionesh dhe mirënjohjeje, duke theksuar se dy dekada të RTV Pendimit janë dëshmi e përkushtimit, sakrificës dhe punës së palodhshme në shërbim të fesë dhe komunitetit.

Ai ka falënderuar stafin, familjarët, ish-bashkëpunëtorët, mbështetësit, donatorët, kryesitë e xhamive, ilahistët, artistët, teologët, mjekët dhe të gjithë kontribuuesit që kanë ndihmuar në vazhdimësinë e këtij mediumi që nga themelimi e deri më sot.

Një mirënjohje të veçantë ka shprehur edhe për hoxhallarët, mysafirët e nderuar, miqtë dhe dashamirët që morën pjesë në manifestimin e 20-vjetorit, si dhe për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj mbrëmjeje festive.

Sipas Sinanit, RTV Pendimi nuk është vetëm i stafit të tij, por edhe i të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe përcjellë ndër vite, duke e bërë këtë medium pjesë të rëndësishme të jetës së komunitetit.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka lutur Allahun që t’i shpërblejë të gjithë kontribuuesit dhe t’ia mundësojë RTV Pendimit vazhdimin e misionit edhe për shumë vite të tjera.

20 vite bashkë – me besim, përkushtim dhe vazhdimësi!


[There are no radio stations in the database]