
Kosova importon 643 milionë euro mallra, eksporton vetëm 109 milionë –
Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 643,4 milionë eurosh gjatë shtatorit 2026, ndërsa eksportet kanë arritur në 109,4 milionë euro.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), deficiti tregtar ka arritur në 534 milionë euro, duke shënuar rritje prej 2,6 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.
Eksportet janë rritur për 27,5 për qind, ndërsa importet për 6,1 për qind. Megjithatë, eksportet mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve.
Produktet minerale përbëjnë pjesën më të madhe të importeve, ndërsa metalet bazë kryesojnë në eksporte.
Vendet e Bashkimit Evropian përbëjnë 43,7 për qind të importeve, ndërsa vendet e CEFTA-s janë destinacioni kryesor i eksporteve të Kosovës, me 50,8 për qind të totalit.