[There are no radio stations in the database]

“20 vite më pranë të vërtetës” – Hoxhë Fadil Musliu për rrugëtimin e RTV Pendimit

20-vjetori i Rtv Pendimi!

Me rastin e 20-vjetorit të RTV Pendimit, të shtunën mbrëma pata nderin të jem pjesë e një takimi të veçantë me stafin e këtij mediumi të respektuar, hoxhallarë të shumtë nga trevat shqiptare, si dhe me shumë shikues e dëgjues besnikë të tij.

Ndjehem thellësisht i nderuar që më është dhënë mundësia e besimi të kontribuoj, sado pak, në përhapjen e fjalës së Allahut dhe të mesazhit të të Dërguarit të Tij përmes këtij mediumi me vlera të veçanta fetare dhe kombëtare.

Lus Allahun e Madhëruar që ta shpërblejë me të mirat e Tij themeluesin dhe drejtorin, Hevzi Hasani, si dhe të gjithë stafin e tij të palodhur, duke u dhuruar shëndet, bereqet dhe sukses të vazhdueshëm në këtë rrugëtim fisnik.

Allahu i shpërbleftë në të dy botët edhe hoxhallarët e nderuar dhe mësueset e fesë islame që çdo herë ishin afër Rtv Pendimit në këtë rrugëtim.

Allahu i shpërbleftë edhe ata që moralisht apo materialisht e mbështetën Rtv gjatë këtyre dy dekadave.

Allahu e bekoftë RTV Pendimin dhe ia mundësoftë të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera në shërbim të fesë, dijes dhe vlerave të mirëfillta!


[There are no radio stations in the database]