RTV PENDIMI

Lajme

Presidenti turk Erdoğan shpreh mbështetje për Pakistanin kundër terrorizmit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shprehu solidaritet me Pakistanin kundër akteve të terrorit të kryera kundër vendit, transmeton Anadolu.

“Presidenti Erdoğan deklaroi se Türkiye qëndron në krah të Pakistanit kundër veprimeve terroriste që kërcënojnë paqen dhe sigurinë”, tha Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke në një deklaratë pas një takimi midis Erdoğanit dhe kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif në margjinat e një samitit të grupit D-8 në Kajro të Egjiptit.

Erdoğan i tha gjithashtu Sharifit se Ankaraja mirëpret “rimëkëmbjen e ekonomisë pakistaneze dhe se përpjekjet do të vazhdojnë për të rritur bashkëpunimin politik dhe ekonomik midis dy vendeve”, shtohet në deklaratë.

Dy liderët diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe zhvillimet globale me Sharifin, sipas Drejtorisë së Komunikimeve.

Erdoğan ka përsëritur po ashtu angazhimin e Türkiyes për të qëndruar pranë popullit sirian gjatë procesit të tyre “historik” të transformimit pas rënies së regjimit të Bashar Asadit në fillim të këtij muaji.

Samiti D-8, i titulluar “Investimi në të rinjtë dhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme: Formimi i ekonomisë të së nesërmes”, u hap sot në Kajro.

Grupi D-8 u krijua në Istanbul në vitin 1997 për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe sociale midis vendeve anëtare, respektivisht Türkiyes, Egjiptit, Nigerisë, Pakistanit, Indonezisë, Bangladeshit, Iranit dhe Malajzisë.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e