Shërimi përmes ‘tokëzimit’

Ne do t’ju bëjmë të mundur atyre, që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se, ai (Kur ’ani) është i vërtetë” (Fusilet 53).

Në kohët e lashta shëruesit kanë besuar se energjia e tokës shumë lehtë mund të absorbohet përmes lëkurës dhe thembrave të këmbës.
Studimet e mëvonshme kanë dëshmuar se ky ‘tokëzim’ (anglisht – earthing apo grounding) ndikon në stabilizimin e shtypjes së gjakut, reduktimin e kortizonit, madje ndihmon edhe tek problemet me gjumë. Kjo mund të bëhet përmes kontaktit të trupit me elektronet e lira që lirohen përmes sipërfaqes së tokës dhe kjo është mjaftë lehte pasi mjafton ecja këmbë zbathur nëpër sipërfaqe te dheut .
Kjo dukuri e shprehur në gjuhën shkencore, dëshmon pikërisht kënaqësinë dhe ndjenjën e shplodhjes të cilën muslimanët e përjetojnë gjate vënies së kokës në tokë (në sexhde) gjatë namazit, ku njeriu vie në kontakt me tokën me shtatë pjesët e trupit: dy duar, dy gjunjë, dy shputa dhe koka.
Kjo dëshmon që feja Islame shumë shekuj më parë ka ofruar fakte shkencore të cilat janë vërtetuar dhe vazhdojnë të vërtetohen nga shkenca e ditëve të sodit.