Gazprom do të ndërtojë seksionin e dytë të Rrjedhës Turke në 2019

Gazprom do të ndërtojë seksionin e dytë të Rrjedhës Turke në 2019

Gjigandi rus i energjisë Gazprom ka planifikuar të fillojë ndërtimin e seksionit të dytë tokësor të tubacionit të gazsjellësit Rrjedha Turke në vitin 2019, njoftoi sot zëvendësdrejtori i Gazprom-it, Alexander Medvedev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Medvedev, duke folur për revistën e korporatës Gazprom, tha se kompania synon të transferojë një vëllim rekord prej 200 miliardë metra kub (bcm) të gazit deri në fund të këtij viti, nga 148.2 bcm të eksportuara në nëntë muajt e parë të vitit 2018.

“Ndërtimi i seksionit të tubacionit në det të linjës së dytë të tranzitit të Rrjedhës Turke është në aktivitet të plotë. Kompletimi i instalimit të tubacionit në ujërat e thella do të përfundojë së shpejti”, tha Medvedev.

“Vitin a ardhshëm, ne gjithashtu planifikojmë të fillojmë ndërtimin e pjesës tokësore në linjën e tranzitit në Turqi. Aktualisht Gazprom është duke negociuar me kompaninë turke BOTAS, ndërsa Rrjedha Turke është planifikuar të vihet në përdorim në dhjetor të vitit 2019”, shtoi ai.

Projekti Rrjedha Turke është një tubacion i shpërdarjes së gazit, i cili jo vetëm që do të kalojë përmes Detit të Zi nga Rusia në Turqi, por do të shtrihet edhe më tej në kufijtë e Turqisë me vendet fqinje.

Linja e parë e Rrjedhës Turke do të dërgojë 15.75 bcm gaz natyror në Turqi. Projekti do të ketë një kapacitet prej 31.5 bcm me linjën e dytë që do të shkojë në Evropë.