Seedorf bëhet mysliman

Seedorf bëhet mysliman

Ish-futbollisti i njohur, Clarence Seedorf, është konvertuar në mysliman.

Kështu ka bërë të ditur vetë Seedorf, i cili tha se për këtë meritat i ka gruaja e tij, Sophia Makramati.

“Një falënderim të veçantë për të gjithë mesazhet e mira për të gjithë ata që më kanë uruar, pasi i jam bashkuar familjes myslimane. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur t’u bashkohem të gjithë vëllezërve dhe motrave në të gjithë botën, sidomos të dashurës sime Sophia, e cila më ka mësuar më shumë dhe më thellë rreth rëndësisë së Islamit”, ka shkruar Seedorf, transmeton Klankosova.tv.

Ai më tej tha se nuk e ka ndërruar emrin dhe do të vazhdojë ta mbajë emrin, me të cilin e kanë pagëzuar prindërit e tij.