Samsung përgatitet për tabletët dhe telefonat me 4GB RAM

Tashmë është zyrtare, jemi duke hyrë në epokën e pajisjeve mobile që kanë memorie mesatarisht të njëjtë me laptopët e rinj. Kjo, pasi që Samsung sapo ka njoftuar se ka filluar prodhimin në masë të moduleve të para 4 gigabajt LPDDR4 mobile DRAM, të cilët do t’i dedikojë për telefona të mençur dhe tabletë.

Komponentat janë të ndërtuara në teknologjinë 20nm që ofrojnë input dhe output të internetit në mobil deri në 3200Mbps, bashkë me UHD video incizim dhe playback, shkrepje të vazhdueshme të fotografive në rezolucion të lartë, deri në 20MP, dhe deri në 40% më pak shpenzim të energjisë, krahasuar me njësitë LPDDR3.

Kursimet e energjisë do të aplikohet edhe për modulet LPDDR4, kështu që edhe pajisjet me 2GB RAM dhe ato me 3GB RAM do të përfitojnë nga ky përditësim i teknologjisë.

Samsung tashmë është duke shitur pajisje mobile me 2GB dhe 3GB RAM në modulet LPDDR4, që do të thotë se telefonat dhe tabletët e së nesërmes do të trajtohen nga teknologjia e fundit, dhe RAM memoriet më të avancuara.

Sa për pajisjet me 4GB, Samsung pret që ato të bëhen gati për lansim në tregun global në fillim të vitit 2015. Pra, me sa duket është koha për t’i rritur pritjet, sepse është shumë e mundshme që 4GB do të ofrohen në Samsung Galaxy S6 ose Galaxy Note 5. (T)