SAMSUNG GALAXY A8 DO TË JETË PJESTARI I RI I FAMILJES

Në fillim të këtij viti Samsung prezantoi linjën e re të smartfonëve Galaxy A, ti cilët në përbërje të materialit të ndërtimit është metali.

Gjatë Kongresit Mobil Botëror në muajin Mars, Samsung na vuri në dijeni se do të vazhdonte të prodhonte telefonë të kësaj linje edhe në të ardhmen.

Gjithashtu kompania koreane lançoi Galaxy A7 me një proçesor tetë bërthamësh. Mesa duket kompania do të vijojë me një pasardhës të këtij smartfoni, i cili do të jetë Galaxy A8 që do të jetë i disponueshëm edhe në Europë.

Mendohet që ky model të ketë të integruar edhe një sensor për njohjen e shenjave të gishtërinjve dhe një trup metalik me trashësi 5.9 mm. Të tjera detaje të smartfonit do të jenë ekrani Super AMOLED 5.7 inç me rezolucion 1080p si dhe do të fuqizohet nga një processor 64Bit Qualcomm Snapdragon 615 së bashku me 2 GB RAM.

Për fotografinë do të kujdesen kamera e pasme 16 Megapiksel dhe ajo frontale 5 Megapiksel. Natyrisht që pjesë e Galaxy A8-tës do të jetë edhe Android Lollipop. Të tjera pritshmëri janë mbështetja për 4G LTE dhe bacteria prej 3050 mAh./pca/