Jetëgjatësia e ujit në shishe plastike është pak e paqartë, veçanërisht nëse mbetet i pahapur dhe është i prodhuar sipas rregullave të duhura.
Datat që vërejmë në shishet e plastikës vendosen nga kompanitë dhe tregojnë më shumë për shijen dhe aromën e ujit, se sa për aspekte të tjera sigurie.
Ekspertët sqarojnë se uji në shishe plastike mbetet i pijshëm në rast se nuk ndikohet nga plastika e shishes apo faktorët e tjerë mjedisorë. Nga ana tjetër, jetëgjatësia e ujit ndikohet edhe nga përgatitja e tij.
Kompanitë e prodhimit të ujit përdorin metoda të ndryshme të pastrimit dhe të magazinimit të tij, andaj edhe duhet të kujdeseni për ujin që konsumoni, sado që kjo formë shihet si mjaft e preferuar.