Rusia prodhon telefona mobilë për myslimanët

Një telefon mobil i projektuar për myslimanët, tashmë gjendet në tregjet e Rusisë.

Kryetarja e unionit të myslimaneve të Rusisë, Nailya Ziganshina, ka njoftuar se telefoni e përmban tekstin e Kur’anit në gjuhën arabe dhe në atë ruse.

Telefoni, sipas saj, ia kujton përdoruesit çdo kohë të lutjeve dhe ia tregon orientimin kah Meka.

Telefoni i prodhuar nga kompania ruse BQ, kushton rreth 31 dollarë dhe është në dispozicion në tri ngjyra: e gjelbër, e zezë dhe e kuqe.

Në Rusi, 15 për qind e popullsisë, janë myslimanë.(Alsat-M)/kohaislame