Rrushi mbron lëkurën nga kanceri

Rrushi është fruti, që ka një efekt të menjëhershëm në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.

Falë studimeve të fundit të shkencëtarëve spanjollë, mendohet se nëpërmjet konsumimit të këtij fruti apo kremrave, mund ta mbrojnë lëkurën nga këto lloj dëmtimesh.

Kërkuesit, të cilët u morën për një kohë të gjatë me këtë studim, vunë re se elementët, që ndodhen te rrushi dhe vera, mund ta mbrojnë lëkurën.

Studiuesit e Universitetit të Barcelonës dhe të Këshillit Kombëtar të Studimeve në Spanjë, analizuan reaksionin kimik që ndodh në lëkurë, kur goditet nga rrezet e diellit, duke çuar në vdekjen e qelizave.