Brenda vitit 2050, një pjesë e madhe e popullsisë së botës mund të preket nga miopia.
Mjekët parashikojnë që rreth një miliard persona do të vuajnë nga forma më e rëndë e sëmundjes.
Shkaktari kryesor i përhapjes masive të kësaj sëmundjeje është ndryshimi i stilit të jetës, pra koha e gjatë e kaluar brenda (nën ndriçim artificial) si dhe përdorimi i tepruar i pajisjeve elektronike.
Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga instituti australian “Brien Holden Vision”.
Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 145 studimeve të mëparshme, në të cilat ishin përfshirë në total 2.1 milionë njerëz.
Sipas të dhënave, në vitin 2000, në botë kishte 1.5 miliardë miopë, 163 milionë prej të cilëve vuanin nga forma më e rëndë e kësaj sëmundjeje.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se numri i miopëve në vitet e ardhshëm do të shtohet dukshëm.
Ata parashikojnë që në vitin 2050, në botë do të ketë 4.5 miliardë miopë (49.8% e popullsisë së botës), 938 milionë prej të cilëve do të kenë miopi të gradës së fundit./zeri