Roli i qumështit në organizmin tonë, një domosdoshmëri?

Përpos faktit që na rekomandohet për kaliumin, kalçiumin dhe lëndet e tjera ushqyese që ka, industria e qumështit ka shpenzuar miliarda dollarë për të bindur konsumatorët ndryshe. Qumështi është shumë i shijshëm kur konsumohet me kafen, me një copë kek etj, ama mendohet se i pasterizuar mund të jetë më tepër toksik sesa i dobishëm, për trupin e njëriut.

Në fakt, mjekë të tillë si Dr Willet, i cili ka kryer shumë studime dhe ka rishikuar hulumtimin në lidhje me këtë temë, beson se qumështi do të jetë më shumë një dëm për trupin njerëzor sesa një ndihmë. Mendohet që konsumimi i qumështit më tepër seç duhet, rrit rrezikun për fraktura deri në 50 %. Kjo lidhet me faktin se vendet me nivelet më të ulëta të konsumimit të qumështit dhe kalçiumit (si ato në Afrikë dhe Azi) kanë normat më të ulëta të osteoporozës.

Duke patur parasysh se rreth 3/4 e popullsisë së botës nuk është në gjendje të tresë qumështin dhe produktet e tjera të qumështit, duket qartë se nuk është një substancë ideale për konsum. Megjithatë, konsumatori i zakonshëm nuk e di këtë. Pjesë e saj jemi ne. Pjesë e saj jeni edhe ju. Në reklama, nga industria e qumështit, shumica janë mësuar të besojnë se është një ushqim ideal për shëndet optimal.

Për shkak se ka aq shumë dezinformata përreth subjektit, Vox kohët e fundit krijoi një video që ilustron fasadën e industrisë së qumështit. Një nga pikat e bëra është se pavarësisht faktit se konsumatorët mund të marrin rekomandimin e përditshëm të kalçiumit, kaliumit dhe proteinave nga pemët dhe perimet, industria e qumështit ka shpenzuar miliarda dollarë për të bindur popullatën të mendojë ndryshe. Pra se shumicën e vlerave ushqyese e merr vetëm nga qumështi dhe askund tjetër. Gati- gati, ka krijuar një monopol.

Qumështi mendohet se kontribuon në:
– Alergji
-Infeksione të veshëve
– Diabet
– Anemi
-Kapsllëk

Lajmi i mirë është se ka shumë alternativa të tjera të shijshme të qumështit. Në fakt, tregu i qumështit është rritur shumë gjatë viteve të fundit.
Shitjet janë rritur me 250% nga viti 2000-2015 në gati 895 milionë dollarë.