Revani

Duhen
1 gote miell
4 veze
1 gote vaj
1 gote miell misri per embelsira
1 pako pluhur pjekes
200gr kos
2 vanilje
gjys gote sheqer
lekure portokalli

Per sherbetin
3 gota uje
2 gota sheqer
gjysem portokalli
1 shkop kanele

I ziejme te gjitha bashk per 10 min dhe e lejm menjan te ftohet.

Rrahim vezet me sheqerin per 5 min. Shtojme vajin, kosin, lekuren e portokallit. Ne nje tas perziejme miellin e misrit me te grurit, pluhurin pjekes dhe vaniljen. Me pas e shtojme te masa e vezeve. I rrahim pak e hedhim te tepsi dhe e pjekim ne 170 gr per 35 min. Sic e nxjerrim e sherbetosim me sherbetin e ftoht. E mbulojme dhe e lejme 2 ore dhe me pas gati per servirje!/KUZHINA.AL