RESPEKTI ËSHTË DHURATA MË E BUKUR

Respekti është dhurata më e bukur që njeriu ua jep të tjerëve.

Sjellja nuk shitet e as nuk blihet, por ajo është karakteristikë dhe natyrë njerëzore e vendosur në zemrën e atij që është edukuar me të.

I varfër nuk është ai që ka humbur arin, por i varfër është ai që e ka humbur sjelljen dhe moralin.

Nuk është e metë e jotja nëse ti je i mirë me tjetrin, por e meta është tek ai që nuk e vlerëson mirësinë tënde.

Mos e ndrysho natyrshmërinë tënde që t’i kënaqësh të tjerët.

Mos e ndrysho zërin tënd që t’u pëlqesh të tjerëve.

Mos i kundërshto parimet e tua që të bëhesh sikurse të tjerët.

Thjesht mos merr pamje tjetër për t’i kënaqur të tjerët.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU