REAKSIONET ALERGJIKE NË GOJË

Shkruan:Dr.Bisedim Karanezi

REAKSIONET ALERGJIKE NË GOJË

Me nocionin alergji nënkuptohen të gjitha fenomenet të cilat shfaqen pasi në organizëm përsëri të sillen materiet e huaja.

Materiet që  mund të shkaktojnë ndryshime reaktive janë antigjenët.Substancat që krijohen si reagim specifik ndaj antigjenëve të krijuara në oraganizëm quhen antitrupa.Reaksionet mes këtyre të dyjave paraqesin alergjinë.

MATERIET ANTIGJENE

Antigjeni është materie e cila sillet ne oraganizëm dhe shkakton krijimin e antitrupave.

Vetitë antigjenike në rradhë të parë i kanë albuminet që janë me peshë molekulare të lartë,.vetitë antigjenike mundë të i kenë edhe polisaharidet edhe lipidet që lidhen me proteina duke formuar makromolekula të mëdha.

Të gjitha materiet antigjene që provokojnë reaksione alergjike në gojë mundë të klasifikohen në pesë grupe:

medikamentet që shfrytëzohen për mjekimin e sëmundjeve orale dhe dhëmbëve;

materialet që shfrytëzohen për mbushjen e dhëmbëve;

preparatet kozmetike dhe ato për mbajtjen e higjienës orale;

alergjenët nutritivë dhe ata me prejardhje nga pllaka dentare.

 

MEDIKAMENTET QË SHFRYTËZOHEN PËR MJEKIMIN E SËMUNDJEVE TË GOJËS DHE DHËMBËVE

ol

Këtu merren në konsiderrim:antibiotikët si penicilina,salicilatet,jodi,sufopreparatet etj.Gati të gjitha preparatet që shfrytëzohen për mjekimin e dhëmbit kanë veti antigjene si:chloramfenikoli,eugenoli,tricresol formalini,acidum carbolikum.

MATERIALET QË SHËRBEJNË PËR MBUSHJEN E DHËMBIT DHE PËR PËRKUJDESJEN PROTETIKE

Veti antigjene kanë zhiva , malgami argjendit,qimentoja dhe materialet plastike.Edhe metalet kane veti të tilla si:kromi, kobalti,nikeli,molibdeni dhe palladiumi.Edhe pse rezina është material inert dhe përmban materie oganike prandaj edhe mundësitë alegjike janë të kufizuara.Sensibiliteti provokohet nga pluhuri dhe lëngu monomer.Por edhe ndonjë materie që i shtohet rezinës për të i dhënë veti të posaqme japin reaksione alegjike si:hidrohinoni edhe ndonjë katalizator tjetër

 PREPARATET KOZMETIKE DHE MJETET PËR MBAJTJEN E HIGJIENËS ORALE

 Këtu në rradhë të parë bëjnë pjesë të gjithë përbërësit e bakamit për buzët:acidi yndyror, vajrat,ngjyra ,parfumi.Këtu bëjnë pjesë edhe pastat për higjienë orale.

ALERGJENËT ME PREJARDHJE NGA PLLAKU DENTAL

 Këtu bëjnë pjesë mikrobet e pllakut dental dhe produktet e tyre ,proteinat e pllakut janë gjithashtu alergjenë,gjithashtu edhe produktet e indeve të zbërthyera të paradontiumit janë alergjenë.

 ALERGJENËT NUTRITIVË

 E shkaktojnë përbërësit dhe proteinat e ushqimit si mishi i peshkut, vezët,dredhëzat etj, pijet e ndryshme freskuse si limonata lëngjet e pemëve,gjithashtu edhe përbërësit e bombonave, zheleve, gjithashtu është përshkruar edhe alergjia në qamqakëz.

 MBROJTJA SPECIFIKE DHE JOSPECIFIKE

Kur një materie e huaj futet në oraganizëm fillojnë një varg reaksionesh që kanë për qëllim të asgjësojnë ato antigjene.Nëse gjatë këtyre reaksioneve arrihet të asgjësohen këto materie prej oragnizmit atëherë nuk shfaqen shenjat klinike.

Por nëse forcat mbrojtëse dështojnë të asgjësojnë këto antigjenë atëherë shfaqen shenjat klinike.Imuniteti dhe alergjia janë reaksione të ndryshme por e njëjta gjendje,pasi që imuniteti shënon mbrojtjen e sukseshme të oraganizmit kurse alergjia shënon dështimin e forcave mbrojtëse karshi atyre të huaja.Këto reaksione janë specifike dhe jospecifike që kryhen nga antitrupat përkatësisht fagocitoza.

ASPEKTI JOSPECIFIK I MBROJTJES

Kjo formë kryhet nga fagocitoza përkatësisht nga qelizat fagocite që janë qeliza të gjenezës së bardhë:granulocitet neutrofile dhe monicitet.

Fagocitet i rrënojnë të gjitha mikrobet pa marë parasysh natyrën , përbërjen.Kjo quhet mbrojtje jospecifike pasi që nuk asgjësohen antigjenët sidomos pasi që vinë antigjenët me vrull.Disa mikrobe shkatërrohen por disa shumohen lirisht brenda tyre duke formuar leukocidin që ndikon në asgjësimin e fagocitit.Pasi të shkatërrohen qelizat enzimet dhe lizozomet dalin në indin përreth dhe shkatërrojnë indin vetjak duke krijuar fenomene patologjike që keqësojnë sëmundjen.Nëse dështojnë forcat jospecifike atëherë vihet  në mbrojtje përgjigjja specifike me antitrupa.

 ASPEKTI SPECIFIK I MBROJTJES

Kjo formë zhvillohet me limfocite.Kjo mundë të jetë në trajtë të reaksioneve të hershme dhe të vonshme.Limfocitet B në kontakt me antigjenë transformohen në plazmocite të cilat janë përgjegjëse për reaksionet e hershme.Ndërsa limfocitet T janë përgjegjëse për reaksionet e vonshme.Këto limfocite dallohen në mes veti pasi që limfocitet B jane të mëdha me bërthamë dhe citoplazmë të bollshme kurse limfocitet T janë të vogla bërthama e madhe dhe citoplazma e varfër.Reaksionet alergjike që i përgjigjen reaksioneve specifike ndahen në katër grupe.Reaksionet e hershme që kryhen në 24 orët e para kurse ato të vonshme kryhen pas 24 dhe 48 orëve.

 TIPI I PARË I REAKSIONIT ALERGJIK

 Quhen edhe reaksione anfillaktike pasi që karakterizohen me depërtimin e materialeve antigjenë dhe plazmocitet krijojnë antitrupa përkatës.Në këtë tip të reaksioneve krijohet IgE i njohur si reagini.Këto gjenden të lira në qarkullim ku lidhen për membranën e neutrofileve.Me lidhjen e tyre shkaktohet degranulimi i neutrofileve duke liruar serotoninën, histaminën,bradikininën.Me ardhjen e antigjenit në gjak arrihet ngjitja në IgE e pastaj këto të dyja së bashku lidhen për membranën e granulocitit bazofil e pastaj degranulimi i qelizave neutrofile ku lirohet histamina e materialet e tjera.Me lirimin e histaminës shkaktohet shtimi i permeabilitetit të enëve të gjakut në këtë rast shfaqen edemat.

 TIPI I DYTË I REAKSIONIT ALERGJIK

 Ky tip i reaksionit quhet citotoksik.Antitrupat që i takojnë këtij reaksioni jane IgM dhe IgG,dhe antigjenët që krijohen lidhen me trombocite , eritrocite etj.Me këtë rast krijohen komplekset antigjen antitrup që lidhen për eritrocite duke shkaktuar dëmtimin e tyre duke shkaktuar edhe zvogëlimin e tyre.

 TIPI I TRETË I REAKSIONIT ALERGJIK

 Ky tip i reksioneve alergjike zhvillohet me imunoglobulinat IgM , IgG dhe IgA.Ky tip i reksioneve zhvillohet ne endotelin e kapilarëve me që rast shkaktohet vaskuliti që ka për pasojë qrregullim hemodinamik i gjakut dhe proteolizë dhe nekrozë ose ndryshe siq quhet reaksioni i tipit Artus.

 TIPI I KATËRT I REAKSIONIT ALERGJIK

 Ky tipi i reaksioneve alergjike kryhet nga popullata e limfociteve të vogla që krijohen si reagim ndaj antigjenëve duke krijuar antitrupa.Në këtë reaksion dëmtohen edhe limfocitet edhe antigjenët dhe në këtë reaksion merr pjesë i tërë limfociti.Në brendësi të limfocitit krijohet limfotoksini e cila është me veprim toksik dhe shkakton lizën e qelizave fqinje dhe enzimet e liruara shkaktojnë lizën dhe nekrozën e indeve periferike.Në këtë mënyrë në vend se ato të rivendosin integirtetin dhe të rregullojnë atë shkaktojnë dëmtimin e mëtutjeshëm dhe rrezikon inflamimin.

 ALERGJIA ORALE

 Në zgavrën e gojës zhvillohen të gjitha reaksionet alergjike si në indet orale edhe ato peridontale.Reaksionet alergjike të gjeneralizuara shfaqen pas resorbimit të antigjenit dhe ndryshe quhet Stomatitis Allergica.Nëse janë të lokalizuara në buzë quhet Cheilitis Allergica ndërsa nëse përfshihet  vetëm buza quhet Glossitis Allergica.Por disa reaksione alergjike kanë kuptim specifik dhe përshkruhen veqmas, të tilla janë: Emanthema Fixum dhe Oedema Quieneque.

STOMATITIS ALLERGICA

Ndryshimet janë gjenerale dhe përfshijnë të gjitha pjesët e zgavrës së gojës.Këto ndryshime janë në formë të: emantema, ulqera, ,deskuamime, papula, vezikula, bula etj.Ndryshimet varen prej shkallës së sensibilitetit, kjo dmth se gjatë sensibilizimit të ulët ndyshimet janë të vogla kurse tek ato të larta ndryshimet janë në formë eksudative me bulla të cilat duke u qarë pastaj krijojnë erozionet.Ndryshimet klinike nuk varet nga lloji i antigjenit sepse antigjenet e ndryshme shkaktojnë ndryshime të njëjta për këtë arsye nuk mundë të konkludohet për cilin antigjen bëhet fjalë.

Vështirësitë subjektive te të sëmurët varet edhe nga shenjat klinike pasi që ndyshimet nuk vërehen.Mirëpo më vonë pas qarjes së vezikulave vështirësitë janë më të shprehura.Nëse ëjtja përfshin gurmazin apo laringun shfaqen pengesa gjatë kapërdimjes dhe frymëmarrjes.

 CHEILITIS ALLERGICA

Ndryshimet janë në buzë pas përdorimit të preparateve kozmetike dhe sidomos te femrat.Ndryshimet janë në formë të ëjtjes dhe skuqjes dhe paraqitjes së bullave të cilat pas qarjes së tyre formojne lezione.Në pjesën e skuqur prej eksudatit të tharë dhe mbeturinave të epitelit formohen koriqkat.Lokalizohen më së shumti në buzën e poshtme dhe vështirësitë janë në trajtë të fryerave, kromë, zvogëlim të lëvizjes dhe dhembje.

 GLOSSITIS ALLERGIC

Reaksionet alergjike paraqiten me skuqje dhe ëjtje,këto ndryshime i shkaktojnë alergjenët nutritivë.Prek më së shumti fëmijët e sidomos ato të gjinisë femërore nga viti i parë deri në të katërtin.Sëmundja paraqitet me deskuamime në sipërfaqen dorzale dhe pjesët anësore të gjuhës nga qendra tek periferia.Nëse krijohen rrathë të rinjë atëherë ato bashkangjiten në trajtë spirale duke formuar gjuhën sikurse në trajtë të hartës dhe quhet gjuha gjeografike.Skajet përreth janë të theksuara me ngjyrë të verdhë. Mirëpo këto ndryshime gjatë sëmundjes i ndërrojnë vendet dhe quhet si glositi beninjë migrues.

 ENENTHEMA FIXUM

Reaksionet alergjike janë në vend të njëjtë pa marr parasysh rrugën me të cilën arrin alergjeni.Më së shumti e shkaktojnë medikamentet si psh.sulfonamidet , penicilinat, kloramfenikoli,etj.

Lokalizohet më së shumti në qiellzën e fortë dhe në sipërfaqen dorzale të gjuhës me skuqje e cila është e kufizuar përreth.Në vendet e erupsionit krijohen bullat apo vezikullat të cilat qahen duke formuar erozione hemorragjike.Për shkak të ëjtjes së gjuhës ka pengesa në të folur dhe gëlltitje.Këto ndryshime ndonjëherë arrijnë deri te shtresa muskulore,dhembjet janë tepër të mëdha , ndërsa epitelizimi dhe regjenerimi zgjasin tepër.

OEDEMA QUINCQUE-EDEMI I KVINKUT

Eshtë manifestim alergjik që karakterizohet me ëjtje të vrrullshme së pari në faqe e pastaj në sipërfaqen e brendshme të buzëve dhe mukozës së gojës ku këto sipërfaqe marrin ngjyrë trëndafili të ndritëshme.Në disa raste përfshin edhe mukozën e laringut ku pacintët kanë ndjenjën e ngulqimit.Kjo edemë që shfaqet është e vrullshme dhe nuk qëndron më shumë se pesë deri tridhjetë sekonda e rrallë më shumë.

 DIAGNOZA E SËMUNDJEVE ORALE ALERGJIKE

 Shkaku i polimorfizmit të ndryshimeve orale dhe specifikimeve të shumta gjatë sëmundjes parqiten dilema të shumta për përcaktimin e diagnozës.Asjnë ndryshim oral i shprehur gjatë reaksioneve alergjike nuk është patognomike për alergjinë.

 Në diagnozën e sëmundjeve orale shfrytëzohen:

anamneza;

  • përjashtimi i materieve alergjike;
  • ndryshimet klinike;
  • egzistimi i simptomave të përgjithshme alergjike dhe ndryshimet ekstraorale, të cilat e përcjellin alergjinë orale;
  • testet korporale dhe ato ekstrakorporale.

 ANAMNEZA

Në përcaktimin e diagnozës së sëmundjeve alergjike rol të madh ka anamneza e cila ka rol tepër të madh në këtë drejtim.Në disa raste të sëmurët vet i hetojnë ndryshimet të cilat shfaqen pas përdorimit të ndonjë ilaqi apo ushqimi.Në krijimin e alergjisë luan rol të madh edhe trashëgimia edhepse nuk trashëgohet alergjia por dispozicioni për të.

 PËRJASHTIMI I MATERIEVE ALERGOGJENE

 Ka rëndësi të madhe në përcaktimin e diagnozës.

Nëse pas mënjanimit të shkaktarit përmirësohen shenjat klinike ateherë kjo tregon për egzistim të sensibilitetit.Nëse psh.dyshohet se egziston alergji në rezinë të sëmurit duhet të i hiqen protezat e njëjta vlen edhe për bakamin e buzëve.Nëse pas kësaj shfaqet regresioni atëherë përcaktohet diagnoza etiologjike e sëmundjes.

 NDRYSHIMET KLINIKE

Sëmundjet alergjike orale u takojnë reaksioneve të hershme dhe anafillaktike.Dhe kjo bën të kuptohet se këto ndryshime janë si pasojë e lirimit të histaminës,që ka për pasojë skuqjen dhe ëjtjen por në disa raste edhe reaksione eksudative me paraqitjen e papullave dhe vezikullave.

 SIMPTOMAT EKSTRA ORALE TË ALERGJISË

Ndodhin si pasojë e sensibilitetit të përgjithshëm ku përveq ndryshimeve në gojë ka edhe në traktin digjestiv në sistemin lokomotor , hemopoetik.Simptomet ekstra orale të alergjisë në traktin digjestiv janë mundimi , vjellja,dhe diareja.Kurse ato respiratore me gulqim, gjithashtu shfaqen edhe simptoma të përgjithshme si :koëdhembja,reaksionet febrile dhe pengesat ne sistemin lokomotor.Gjithashtu ka ndryshime edhe në tabllon e gjakut ku kemi:anemi , leukopeni , trombocitoenia dhe ndryshime në tabllon e serisë së bardhë që manifestohet me neutropeni, bazopeni, eozinofili dhe leukocitozë.

 

TESTET KORPORALE

 Alergjia mundë të vërtetohet me reaksione imunologjike të cilat realizohen në vetë të sëmurin prandaj quhen edhe korporale.Prova konsiston në atë mënyrë që sjellet antigjeni në kontakt me lëkurën dhe nëse është i pranishëm antitrupi reagon me skuqje dhe ëjtje.Mirëpo duhet pasur kujdes sepse mundë të shkaktojnë reaksione më të mëdha për këtë arsye për shkaqe sigurie realizohen jashtë organizmit  ose ekstrakorporale.

 

TESTET EKSTRAKORPORALE

Këto prova realizohen jashtë organizmit dhe janë jo të rrezikshme.Më të rëndësishme janë ato citologjike,në qelizat e serisë së bardhe ku imitohet reaksioni alergjik.Më të rëndësishme janë testi i degranulimit i quajtur si testi i Shelievit, dhe ajo e transformimit limfocitar.Testi i degranulimit konsiston në atë se nëse i sëmuri është alergjik atëherë ai ka në gjak antitrupa të tipit IgE të cilët janë të lidhur për membranën e granulociteve bazofile.Nëse serumi i personit bie në kontak me këtë antigjen do të zhvillohet reaksioni mes antitrupave dhe antigjenëve që ka për pasojë degranulimin e bazofileve.Testi është pozitiv nëse 30% të bazofileve degranulohen.Kurse testi i transormimit të limfociteve bëhet në atë mënurë që limfocitet e sensibilizuara të personit vinë në kontakt me antigjenin e studiuar dhe transformohen në qeliza të mëdha si limfoblaste.Testi është pozitiv nëse 5% të limfociteve transformohen.

 TERAPIA E ALERGJISË

Terapia është shumë e ndërlikuar pasi vihet në dyshim se shkaktari i gjetur është alergjen apo jo.Terapia kauzale arrihet me eliminimin si shkaktarë të alergjenëve e pasataj terapia është e sukseshmeTerapia simptomatike është e dobishme për shërimin e simptomave të sëmundjes bile në disa raste edhe qetësimin e alergjisë por me ndërprerjen e terapisë sërish kthehen simptomet.Preparatet më të njohura janë antihistaminikët dhe kortikosteroidet.Nuk ka ilaq që ndalon reaksionin antigjen antitrup por terapia është që të pengohen veprimet e histaminës , dhe këto preparate njihen si anihistaminik.Antihistaminikët lidhen për receptorë në sipërfaqen e endotelit kapilar apo muskulaturës së lëmuar, dhe pikësrisht lidhen për ata receptosë që lidhet histamina.

Në këtë mënyrë ata antagonizojnë histaminën në receptorë duke penguar ëjtjen dhe skuqjen.Këto preparate jipen oral dhe janë të sukseshëm në alergji,një prej tyre është edhe Prometazini i njohur si Phenergan.Ky preparat është sintetik,jepet në formë të drazheve 25mg apo ampullave 50 mg,provokon hypotension dhe përgjumësi dhe kontraindikohet në vozitje.Në mjekim të alergjisë orale jipen edhe kortikosteroidet përkatësisht Kortizoni.Nga ky preparat janë fituar preparatet gjysmësintetike që japin më pak efekte anësore,në mënyrë të njëjtë edhe nga Hidrokortizoni është fituar Prednizoloni.Por këto preparate kanë efekte më të shumta anësore se ato të parat por veprimi terapeutik  është katër apo pesë herë më shumë.Gjithashtu edhe futja e grupit metal nga Kortizoni fitohet Metilprednizoloni,ndërsa në kombinim me fluorin fitohen dy preparate:Triamcinolon dhe Dexamethason,ky i fundit tridhjetë herë më potent se Kortizoni dhe më pak toksik.Kortizoni ndikon në mënyrë të mjaftueshme në reaksionet alergjike duke zvogëluar permeabilitetin e enëve të gjakut dhe duke zvogëluar edemat,pengon krijimin e histaminit aktiv nga ai infektiv dhe me kura të larta të kortikosteroideve arrihet të pengohen reaksionet alergjike dhe në këtë drejtim edhe asgjësimi i limfociteve në gjak.Por gjatë këtyre terapive dhe kurave sidomos nëse jepen në përqëndrime të larta  fillon i ashtuquajturi veprimi inverziv.Ky veprim ka për pasojë efektet anësore të tyre në metabolizmin e hidrateve të karbonit  të ujit dhe elektrolitëve e posaqërisht edemave në mushkëri.