Rtv Pendimi

Reagon Deputeti Rrahmani : Largimi i mësueses nga puna është vepër penale

Pas vendimit për përjashtim nga puna e mësueses nga Suhareka për shkak të shamisë ka pasur reagime të shumta nga qytetarët.

I pashmanshëm është edhe reagimi i deputetit nga lëvizja Vetëvendosje Eman Rrahmani, i cili këtë vendim e konsoderon të kundërligjshëm dhe të pavlerë për më tepër shih postimin e plotë

“Ky dokument juridikisht nuk ka asnjë vlerë. As drejtori, e as Këshilli Drejtues i shkollës nuk mundet me largu prej pune asnjë mësimdhënës.

Drejtoria e arsimit është përgjegjëse për pranimin dhe largimin nga puna të mësimdhënësve.

Për më tepër, cenimi i të drejtave të dikujt, duke vepruar jashtë kompetencave zyrtare, është vepër penale” shkruan ai. Qëndrim Ibrahimi/Rtv Pendimi

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH