RAMAZANI ËSHTË JETË

E pyeta Diellin: – A do e kishe shtuar nxehtësinë më shumë?
Më tha: – Po, atë që s`agjëron, e kisha bërë shkrumë!
Për hirë të atyre që Ramazanin agjërojnë,
lëshoj nxehtësi, edhe pse disa nuk e meritojnë.
.
E pyeta Hënën: – A do e kishe ndalur ndriçimin netëve në vijim?
Më tha: – Po, ata që s`agjërojnë, shtojnë hidhërimin tim!
Unë do të vazhdoj netëve pa ndalë të ndriçoj,
për hirë të agjëruesve edhe më shumë dritën ta shtoj.
.
E pyeta Tokën: – A do e gëlltisje ç’do gjë që të lëvizë përmbi?
Më tha: – Ata që s’agjërojnë, të gjallë i kisha përbi’!
Për hirë të njerëzve që agjërojnë këtë muaj të shenjtë,
nuk i përbijë, deri sa është e caktuar në tokë të ketë jetë.
.
E pyeta Qiellin: – A do e ndaloje shiun, toka të thahet?
Më tha: – Po, në Ramazan agjërohet e nuk hahet.
Andaj, shi do të loshoj në vazhdimësi, për hirë të besimtarëve;
ata falin namaz, agjërojnë, shembullorë, s’u ngjajnë tradhëtarëve!
.
Xhemil Sadiku, Ramazan 2015