rgatitja është e thjeshtë, ndërkaq recetën do ta përsërisni disa herë, aq më parë kur nuk dëshironi të përgatitni mish ose peshk
Përbërësit:
– 100 g bukë bajat;
– 1,5 dcl qumësht;
– 5 g përzierje erëzash ose kripë;
– piper;
– gjysmë lugë të vogël spec të bluar të ëmbël;
– një qepë e madhe;
– 1 thelb hudhre;
– 5 g kripë;
– 250 g lakër me gjethe
– vezë
– 100 g thërrime buke
Përgatitja:
- Përzieni bukën, qumështin, specin e bluar të ëmbël, pak piper dhe përzierjen e erëzave apo kripën.
-
Zieni apo marinoni dhjetë minuta qepën dhe hudhrën së cilës i keni qitur pak kripë.
Lakrën me fletë priteni, njomeni dhe kullojeni dhe shtoni qepën me thelbin e hudhrës.
Zieni apo marinoni edhe 5 minuta.
- Qitni 2 dcl ujë dhe zieni edhe 10 minuta, pastaj qitni të njëjtën sasi uji dhe vazhdoni 15 minuta në mënyrë që lëngu të reduktohet në tërësi.
-
Lakra me fleta patjetër duhet të fillojë të zihet dhe pastaj largojeni nga zjarri dhe shtoni përzierjen e bukës me qumështin.
Të gjitha përzieni mirë dhe shtoni thërrmijat e bukës dhe vezëve dhe sërish përzieni mirë dhe jepni formën e qoftereve – rrotulloni në thërrmija buke.
Fërgoni nga të dyja anët disa minutaderi sa të marrin ngjyrë ari.
Mbështillni për një kohë të shkurtër në fasoleta letre, në mënyrë që të thithet teprica e yndyrës.
Shërbeni me domate, sallatë patateje, pomfrit apo me diç të ngjashme, sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.