Qofte me spinaqe dhe rikota”

Perbersit:
500 gr spinaq
300gr rikota (lloj gjize pa kripe)
100gr koper
2 veze
krip
vaj
galete

Pergatitja:
Ziejme spinaqin 4 minuta e kullojme,e shtrydhim dhe e grime holle.Te spinaqi shtojme rikoten(gjize pa krip), koperen te grire holle dhe pak kripe. Perziejm perbersit mire,po na u be masa e ujshme i shtojm pak nga galeta(buke e thare e bluar) sa te na behet si brumi i qofteve.U japim formen e rrumbullaket si ne foto.Rrahim vezet lyejme qoftet nje e nga nje me veze dhe pastaj me galet.I skuqim nga te dyja anet me vaj te nxehte.Ju befte mire! /kuzhina.al