Punoj në një barnatore cfarë të bëje ?

Dhe gazda i barnatores ma kushtëzoi që mos të shkoj në Umre deri vitin tjetër dhe mos të shkoj në haxh as këtë vit as vitin tjetër(dmth, pas dy vitesh).
Ndërsa, unë kam pushim në barnatore gjatë tërë ditëve të haxhit, dhe nuk bie në kundërshtim shkuarja ime në haxh me punën time, çfarë të veproj në këtë rast?

Përgjigje:
Nëse pushimin e ke gjatë ditëve të haxhit, atëherë nuk i takon gazdës së barnatores ta ndalojë shkuarjen në haxh.
Sepse, pushimi të takon ty dhe është hak i yti ta shfrytëzosh ashtu si don ti.
Ti ke drejtë ta kryesh haxhin nëse ke pushim gjatë ditëve të haxhit, sepse kjo është e drejtë e jotja personale, nuk ka drejtë gazda të ta ndalojë shkuarjen në haxh në këtë rast.
Kurse, nëse nuk ke pushim gjatë ditëve të haxhit, atëherë as mos shko në Umre e as në Haxh, përpos nëse merresh vesh me gazdën dhe ai të liron të shkosh në Umre apo Haxh.

Shejh Dr. Salih Ibn Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë!

Nga arabishtja:
Suad Shabani