Pse duhet t’i konsumoni fëstëkët?

Arrat janë një nga ushqimet më të preferuara dhe një përbërës i rëndësishëm si për ëmbëlsira ashtu edhe për gjellëra.

Nëse ju pëlqeni të hani arrat, fëstëkët janë një nga opsionet më të shëndetshme pasi kanë ushqyes të domosdoshëm dhe kanë një numër përfitimesh shëndetësore, duke ju ndihmuar për të kontrolluar peshën tuaj të trupit dhe për të ulur rrezikun për problemet e zemrës.

Zemra e shëndetshme

Konsumi i rregullt i fëstëkëve mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe të parandalojë sëmundjet e ndryshme kardiovaskulare. Gjithashtu, konsumimi i rregullt i fëstëkëve mund të rregullojë presionin e gjakut.

Yndyrna të shëndetshme

Një sasi e fëstëkëve (rreth 50 gr) përmban 160 kalori, e cila është një përmbajtje relativisht e ulët e kalorive. Prandaj, ato konsiderohen si ushqimet më të shëndetshme, transmeton Klan Kosova.

Absorbojnë kolesterolin

Fitosterolët, që gjenden në fëstëkë, janë në gjendje të absorbojnë kolesterolin nga përbërësit e tjerë, prandaj shpesh shtohen në ushqimet që kanë shumë kalori.

Fëstëkët janë një zëvendësim i jashtëzakonshëm i mishit

Fëstëkët përmbajnë shumë protein andaj mund të zëvendësojnë lirshëm mishin. Poashtu kanë shumë antioksidantë që mbron organizmin nga sëmundja e kancerit dhe sëmundjet e zemrës.

Vitamina dhe minerale

Fëstëkët përmbajnë hekur, magnez, fosfor dhe vitamin B6. Poashtu përmbajën edhe 30 vitamina të tjera dhe minerale.