Pse duhet të vraponi gjatë dimrit?

Rezistoni dëshirës për ta vazhduar gjumin – mjegulla në dritare mund të jetë sinjalizues i mundësisë për ta shkurtuar rrugën e gjatë për qëndrueshmëri maksimale.

Hulumtimet tregojnë se rëniet e temperaturave e nxisin trupin të bëjë adaptime interesante; enët e gjakut dhe arteret ngushtohen, ndërkaq zemra dhe mushkëritë punojnë më shumë, transmeton Telegrafi.

Një studim me kafshë nga Universiteti Verior i Arizonës ka zbuluar se ky fenomen ndihmon në zhvillimin e funksionit aerobik të muskujve, i cili nënkupton se njerëzit janë më të aftë të marrin më shumë oksigjen gjatë ushtrimeve fizike.

Subjektet testuese kishin përjetuar 34% rritje në konsumimin maksimal të oksigjenit (VO2 max) dhe një rritje të mahnitshme prej 29% në shpejtësi të vrapimit në distancë pas ekspozimit të qëndrueshëm në temperatura të ftohta.

Pra, kjo e bën dimrin dhe ushtrimet fizike në errësirën e mëngjesit t’ia vlejnë plotësisht.

Këtyre shtoja edhe faktin se ushtrimet fizike e pengojnë çrregullimin e disponimit sezonal dhe se e forcojnë sistemin e imunitetit për t’ju mbrojtur nga gripi dhe ftohjet. /Telegrafi/