Sipas disa hulumtimeve të botuara në revistat “Nature” dhe “Nature Genetics”, rreziku nga kanceri i mushkërive varet nga alternimet individuale gjenetike.
Te 10% e personave të cilët kanë këtë prirje, ekziston rrezik dy herë më i madh për paraqitjen e kancerit të mushkërive në krahasim me personat të cilët nuk e kanë këtë predispozitë për kancer.
Studimet e zhvilluara në lidhje me kancerin e mushkërive, si fajtor të mundshëm për paraqitjen e tij e konsiderojnë kromozomin e 15.
Mirëpo, autorët e këtyre studimeve nuk janë dakord nëse predispozita për kancer është po aq e rrezikshme sa edhe pirja e duhanit, ndërsa kontradikta më e madhe është lidhur me faktin se a kanë lidhshmëri varshmëria në nikotinë dhe predispozita në kancer.
Megjithatë shumica e shkencëtarëve mendojnë se përbërësit e duhanit janë përgjegjës për 90 % të sëmurëve nga kanceri i mushkërive, dhe sipas tyre hulumtimet kanë treguar se disa duhanpirës janë më shumë të rrezikuar nga kjo sëmundje për shkak të predispozitës gjenetike të cilën e kanë, në këtë mënyrë thuajse dyfishohet rreziku për mundësinë e zhvillimit të kancerit. /Telegrafi/