Përbërësit: Një bukë e ftohtë (e preni në pjesë të holla), 2 vezë, 100gr shmand (pavllak), 200ml qumësht, një lugë e çajit kripë.
Për mbushje: 100gr suxhuk në rriska, djathë kaçkavalli i fortë i grirë në rende, 200gr djathë edameri (i prerë në katrorë), keçap, origano, piper të zi.
Përgatitja: Në një tepsi të rrumbullakët të lyer me vaj paraprakisht vendosen rriskat e bukës kudo, nuk lihet hapësirë mes tyre. Derisa në një enë të thellë hidhen vezët, shmandi, kripa dhe qumështi duke formuar një masë homogjene.
Kjo masë ngadalë u hidhet bukëve sipër, pastaj hidhen copëzat e suxhukut, djathit të grirë në rende, djathit edamer në katrorë. Prapë vende-vende suxhukun, origanon, piperin e zi dhe në fund keçapin.
Lihet të pushojë për 20 minuta derisa bukët e thithin qumështin me shmand. Pas kësaj kohe, furra nxehet në 220 gradë C, vendoset pica të piqet për 15 minuta. Pasi të nxirret nga furra, shërbehet e nxehtë me jogurt ose çfarë të dëshironi ju. Ju bëftë mirë ! /pergatit.com
Receta u sugjerua nga Nadire Hoxha.
Procedura përmes fotografive:
![1](https://i1.wp.com/www.pergatit.com/wp-content/uploads/2016/09/1.jpg?resize=750%2C422)
![2](https://i1.wp.com/www.pergatit.com/wp-content/uploads/2016/09/2.jpg?resize=750%2C422)
![3](https://i0.wp.com/www.pergatit.com/wp-content/uploads/2016/09/3.jpg?resize=750%2C422)
![4](https://i1.wp.com/www.pergatit.com/wp-content/uploads/2016/09/4.jpg?resize=750%2C422)
![5](https://i2.wp.com/www.pergatit.com/wp-content/uploads/2016/09/5.jpg?resize=750%2C422)
![6](https://i0.wp.com/www.pergatit.com/wp-content/uploads/2016/09/6.jpg?resize=750%2C422)
![7](https://i2.wp.com/www.pergatit.com/wp-content/uploads/2016/09/7.jpg?resize=750%2C422)
![8](https://i1.wp.com/www.pergatit.com/wp-content/uploads/2016/09/8.jpg?resize=750%2C422)
![9](https://i2.wp.com/www.pergatit.com/wp-content/uploads/2016/09/9.jpg?resize=750%2C422)
![10](https://i2.wp.com/www.pergatit.com/wp-content/uploads/2016/09/10.jpg?resize=750%2C422)
![11](https://i0.wp.com/www.pergatit.com/wp-content/uploads/2016/09/11.jpg?resize=750%2C422)