Pesë sinjale që brenda një muaji mund të pësoni sulm në zemër!

Nëse dini si të dëgjoni trupin tuaj dhe të mësoni të njihni sinjalet kryesore, mund të zvogëloni mundësinë që brenda një periudhe të shkurtët kohore të mos pësoni një sulm në zemër. Besoni ose jo, meshkujt dhe femrat kanë simptoma shumë të ndryshme të sëmundjeve të zemrës, kurse te zonjat disa prej tyre shfaqen edhe 30 ditë para se të ndodhë infarkti akut i miokardit.

Ja se cilave simptome duhet t’i kushtoni vëmendje dhe të cilat tregojnë se urgjentisht duhet të caktoni një vizite te kardiologu.

Ndiheni shumë të lodhur ose vuani nga pagjumësia

Nëse tashmë për një kohë ndiheni më të lodhur se zakonisht, madje edhe kur nuk jeni duke bërë ndonjë gjë aq rraskapitëse, ajo mund të jetë një paralajmërim se arteriet koronare janë ngushtuar në një masë të madhe. Zvogëlimi i rrjedhjes së gjakut në zemër çon në rritjen e punës së pompës kardiake, e cila na bën të ndjehemi të lodhur dhe të rraskapitur, ndërsa nuk mund të biem në gjumë natën.

Gulçim

Femrat që kanë vështirësi në frymëmarrje janë në rrezik të madh ndaj sulmit në zemër. Çështja është se sistemet respiratore dhe kardiovaskulare varen nga njëra-tjetra. Pra, kur zemra merr pak gjak, për këtë arsye mushkëritë kanë më pak oksigjen, kurse si pasojë e gjithë kësaj ndodh gulçimi.

Dobësia e muskujve

Qarkullimi i zvogëluar i gjakut rezulton në atë që i gjithë trupi vuan nga mungesa e oksigjenit. Kur qarkullimi i gjakut është i përkeqësuar, muskujt nuk mund të punojnë normalisht.

Marramendje, vjellje dhe djersitje

Nëse keni marramendje të pashpjegueshme ose ju kaplon djersë e ftohtë, është mjaft e mundshme që jeni në një gjendje parasulm kardiak. Kjo simptomë është veçanërisht e theksuar kur një person papritmas ngrihet në këmbë, sepse gjaku nuk do të ketë sukses që me kohë të arrijë deri në tru.

Ndjenjë të pakëndshme në gjoks

Sa më shumë që ngushtohet arteria koronare, duke parandaluar qarkullimin normal të gjakut, shtohen “të therurat” në gjoks. Me kalimin e kohës, ato fillojnë të shpojnë dhe pastaj vazhdon dhimbja.

Ja se çfarë mund të ndërmerrni

Duke pasur parasysh se e dimë se femrat kanë simptome pak më të buta, të cilat lehtë nënçmohen dhe hidhen poshtë si diçka tjetër deri në momentin kur nuk është shumë vonë, është e rëndësishme që zonjat të dëgjojnë trupin e tyre dhe mos të injorojnë këto shenja. Është e obligueshme për të vizituar mjekun, i cili përveç matjes së presionit në EKG do të duhej t’ju referojë për të bërë test të gjakut, test të ngarkesës, ultratingull të zemrës dhe mushkërive. Nëse ka indikacione serioze se diçka nuk është në rregull, duhet të bëni angiografinë.