Përmbledhje e dispozitave bashkëkohore rreth agjërimit .

1. Pompa e astmës: përdorimi i saj nuk e prish agjërimin.

2. Pikat e hundës: përdorimi i tyre e prish agjërimin sepse ato depërtojnë deri në brendësi të organizmit.

3. Anestezioni (mpirja medicinale): ai është disa lloje: i pari: i pjesërishëm i cili bëhet përmes hundës, nuk e prish agjërimin. I dyti: i pjesërishëm kinez, po ashtu nuk e prish agjërimin. I treti: i pjesërishëm, përmes gjilpërës, po ashtu nuk e prish agjërimin. I katërti: anestizioni total: nëse mbetet pa vetëdije tërë ditën e prish agjërimin, ndërsa nëse zgjohet një pjesë të ditës nuk e prish agjërimin.

4. Pikat e veshit: nuk e prishin agjërimin pasi që ato nuk kalojnë apo nuk mbrrijnë në bark, përveç nëse cipa e veshit është e shpërthyer, atëherë pikat mund të mbrrijnë brenda organizmit.

5. Pastrimi i veshit: kjo është sikurse ajo më lartë, në esencë nuk e prish agjërimin, përveç nëse cipa e veshit është e shpërthyer atëherë e prish.

6. Pikat e syrit: nuk e prish agjërimin

7. Inekcionet (gjilpërat) medicinale: ato janë tri lloje: inekcione të lëkurës, të muskujve dhe të venave. Inekcionet e lëkurës dhe të muskujve nuk janë ushqyese andaj nuk e prishin agjërimin. Ndërsa inekcionet e venave të cilat janë ushqyese e prishin agjërimin.

8. Inekcioni Insulinë: nuk e prish agjërimin.

9. Kremat e ndryshme të lëkurës: nuk e prishin agjërimin.

10. Dializa: përgjatë dializës përveç pastrimit të gjakut, shtohen edhe elemente tjera ushqyese, andaj kjo e prish agjërimin, përveç nëse ndodh thjeshtë pastrim i gjakut pa ndonjë element shtesë, atëherë nuk e prish agjërimin.

11. Supozitorët të cilët përdoren përmes organit gjenital të femrës: nuk e prishin agjërimin pasi që organi gjenital i femrës nuk lidhet me lukthin, ashtu që supozitori të bëhet ushqyes.

12. Supozitorët të cilët përdoren përmes zorrës së trash (vrimës së prapme): mendimi më i saktë është se nuk e prish agjërimin, pasi që këto barëra nuk janë ushqyese dhe se kjo gjë nuk llogaritet ngrënje apo pirje.

14. Nxerrja e gjakut për analiza: kjo nuk e prish agjërimin pasi që është gjë e pakët dhe se nuk e dobëson trupin.

15. Pasta e dhëmbëve (kollodonti)(kolinozi): nuk e prish agjërimin, porse është më mirë të mos përdoret gjatë ditës.

16. Shpërlaja e gojës me barëra të lëngëta: nuk e prish agjërimin, mirëpo është e papëlqyer, sepse mund të depërtojnë branda organizmit.

17. Endoskopi i cili futet në fyt apo branda organizmit: nuk e prish agjërimin, sepse nuk është ushqyes, përveç nëse është i lyer me yndyrë apo kremë, atëherë e prish agjërimin.

18. Mbjellja e dhëmbit: nuk e prish agjërimin, porse më mirë është të lihet pas iftarit.

19. Nxerrja e dhëmbit: nuk e prish agjërimin, mirëpo duhet pasur kujdes shpërlarja e gojës.

(Marr nga libri “fikhun- nevazil” i shejh Halid El-Mushejkih)