E vërteta rreth “20 versioneve” të Kur’anit
I.
II.
- Kur’ani është i ruajtur nga ndryshimet dhe shtrembërimet, dhe këtë me garancë prej Allahut. (Kur’ani: El-Hixhr, 9.)
- Është ligj i Allahut që Profeti i dërguar të flet gjuhën e popullit përkatës, dhe, duke qenë se arabët flisnin disa dialekte, atëherë shpallja e Kur’anit është bërë në këto dialekte, në mënyrë që të gjithëve t’iu vijë lehtë leximi dhe kuptimi i tij.
- Versionet e pranuara të leximeve nuk paraqesin shtrembërim të Kur’anit, pasi ato janë marrë drejtpërdrejtë nga Pejgamberi Muhammed [alejhis salatu ves selam]. Po kështu, as domethëniet dhe botëkuptimet që reflektojnë prej tyre, nuk paraqesin kundërthënie ndërmjet vete. Të gjitha janë në përputhje me njëra tjetrën.
- Referimi leximeve sipas emrave të caktuar “Hafs”, “Versh”, është bërë vetëm për shkak të afirmimit të tyre sipas emrave të dijetarëve të leximeve ose transmetuesve të tyre dhe jo se ata kanë shpikur atë lloj leximi.
- Janë gjithsej 10 lexime të pranuara unanimisht për të vërteta dhe tradicionale, të vërtetuara sipas mënyrës më të saktë në shkencat fetare –mutevatir, ndërsa leximet që nuk përmbushin kriteret e vërtetimit të saktësisë së tyre, janë të refuzuara. Kështu, t’i mvishen ato lexime Kur’anit, është shpifje dhe padrejtësi ndaj tij.
- Dallimi ndërmjet leximeve dhe versionit shiit është i madh, pasi që, siç shpjeguam, leximet nuk paraqesin kundërthënie, nuk janë shtesa apo pakësime të vet përmbajtjes së Kur’anit, derisa në rastin e versionit shiit të Kur’anit, kemi shtesa, të cilat nga sunnitët janë të mohuara unanimisht. Kështu qëndron puna edhe me versionin amerikan të Kur’anit, “Furkanin”, i cili është i mohuar dhe refuzuar nga sunnitët.
III.
- Nafiu, lexuesi i Medinës, leximin e të cilit e kanë transmetuar Kaluni dhe Vershi.
- Ibni Kethiri, lexuesi i Mekkës, leximin e të cilit e kanë transmetuar Bezzijji dhe Kunbuli, që të dy mekkas.
- Ebu Amri, leximin e të cilit e kanë transmetuar Deurijji dhe Susi.
- Ibni Airi, leximin e të cilit e kanë transmetuar Hishami dhe Ibni Dhekvani.
- Asimi, leximin e të cilit e kanë transmetuar Shu’beja dhe Hafsi.
- Hamza, leximin e të cilit e kanë transmetuar Halefi dhe Hal-ladi.
- Kesaiu, leximin e të cilit e kanë transmetuar Ebu Harithi dhe Hafs Deuriu.
- Ebu Xha’feri, leximin e të cilit e kanë transmetuar Ibni Verdani dhe Ibni Xhemazi.
- Ja’kubi, leximin e të cilit e kanë transmetuar Ruvejsi dhe Ruhi.
- Halefi, leximin e të cilit e kanë transmetuar Is’haku dhe Idrisi.
[1]http://fatwa.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&Option=FatwaId&Id=268579;
http://fatwa.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&Option=FatwaId&Id=19945;
http://fatwa.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&Option=FatwaId&Id=21795;
ttp://fatwa.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&lang=&Option=FatwaId&Id=18304;
http://fatwa.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&lang=&Option=FatwaId&Id=11163;
http://fatwa.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&lang=&Option=FatwaId&Id=5963;
http://fatwa.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&Option=FatwaId&Id=44576;
http://fatwa.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&Option=FatwaId&Id=21627;
http://fatwa.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&Option=FatwaId&Id=207730.