PASOJAT E MENDIMEVE TË SËMURA NË SHOQËRI

– Thonë pasuria është fëlliqësira e dynjasë, kurse Allahu thotë: “Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote…” (El-Kef: 46)
– Thonë mos ia jep askujt fytyrën, kurse Allahu thotë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër…” (El-Huxhurat: 10)
– Thonë je tepër i dashur, kurse Allahu thotë: “…Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje…” (Ali Imran: 159)
– Thonë se nuk jemi të interesuar të kemi punë me askënd, kurse Allahu thotë: “…Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!…” (El-Maide: 2)
– Thonë mërzia është e lodhshme, kurse Allahu thotë: “…Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut.” (Er-Ra’d: 28)
– Thonë largohu nga ai, s’ke nevojë për të, kurse i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Nuk i lejohet askujt që të mbajë hidhërim me vëllanë e tij më shumë se tri ditë.”
– Thonë se familjarët janë si akrepat, kurse Allahu thotë: “…Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t’u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë.” (El-Bekare: 215)
Fatkeqësisht, shumë nga marrëdhëniet dhe nga lidhjet janë shkatërruar për shkak të mendimeve dhe ideve të sëmura e të devijuara.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU