Paraqiten pamjet e plota të LG G4

Deri më sot në internet janë shfaqur pamje të shumta dhe të pjesshme të telefonit më të ri të kompanisë LG, përkatësisht modelit të saj të ri G4, ndërsa tani duket se pamjet e telefonit e paraqesin atë si të plotë.

Karakteristikat e LG G4 që janë publikuar së bashku me pamjet e reja dhe të plota të telefonit shfaqin specifikat për të cilat tashmë është folur, por edhe disa të reja, si përditësime nga LG G3.

Ekrani i telefonit pritet të jetë me diagonalen prej 5.5” në formatin “Quantum” – një teknologji që LG e ka prezantuar në CES 2015, e cila e përkrah cilësinë 4K.

Në anën e pasme të tij, telefoni / fableti i LG thuhet se do ta sjell kamerën me 13MP me f/1.8 lens, dual flash, fokusin me laser, dhe stabilizuesin optik të fotografisë, Android 4.4.2 Kit Kat apo Android 5.x Lollipop.

Ndër të tjera është thënë se LG G4 do të jetë i mbështjellur me lëkurë në pjesën e pasme, dhe do të vijë në 5 ngjyra të ndryshme, duke e përfshirë edhe opsionin Gold. (Telegrafi)