O ZOT, TY T’U DREJTOVA DHE M’U PËRGJIGJE

Zoti im, Ty t’u drejtova dhe të thashë: “Unë po ndëshkohem dhe po ndiej dhembje.”

U përgjigje: “…mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!…” (Ez-Zumer: 53)

Ty t’u drejtova dhe të thashë: “Nuk e kam askënd, jam i mjerë.”

U përgjigje: “…Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.” (Kaf: 16)

Ty t’u drejtova dhe të thashë: “Mos më harro mua.”

U përgjigje: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)…” (El-Bekare: 152)

Ty t’u drejtova dhe të thashë: “O Zot, më jep shpresë.”

U përgjigje: “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (El-Inshirah: 5)

Ty t’u drejtova dhe të thashë:  “O Zot, si t’i realizoj ëndrrat e mia?”

U përgjigje: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem…” (Gafir: 60)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU