O TI I MËRZITUR!!

O Ti i mërzitur vallë çfarë brenge ke ?

A mos të dhemb zemra, a në shpirt i varfër je.

A mos ndoshta ty të mungon dikush, që ti pa të po ndjehesh askush.

O Ti i mërzitur që në zemër ke plagë, bën durim që të hiqet ajo flakë.

O Ti i pikëlluar mos u dëshpëro kurrë, por forcoje atë zemër dhe bëje si gurë.

O Ti i mërzitur mbaj shpresa më shumë, mos derdh shumë lot se formove një lumë.

O Ti i mërzitur në qoftë se do qetësim, mere Kuranin në dorë dhe bëj më shumë lexim.

O Ti i mërzitur a nuk të mjafton një send, që Allahu është me besimtarët në çdo kohë dhe në çdo vend!!

Përgatiti: Irfan JAHIU