Njeriu i cili është vetëm 56 centimetra i gjatë la vendlindjen e tij Nepalin të dielën në kërkim të njohjes së rekordit si njeriu më i shkurtër në botë.
Khagendra Thapa Magar do të udhëtojë nëpër Evropë për të bërë fushatë për titullin e Librit të Rekordeve Guinness. Ai aplikoi në tetor për një vend në librin e rekordeve, sapo mbushi 18 vjeç, por tha se nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje.
Familja e Magarit fillimisht dërgoi një kërkesë kur ai ishte në moshën 14 vjeçare, por kërkesa e tyre u refuzua me arsyetimin se ai nuk ishte ende i rritur dhe kishte mundësi që ai ende të rritej.
Mjekët në Nepal nuk janë në gjendje të sqarojnë pse Magar është aq i vogël.
“Ne po nisemi për në Itali për ta shënuar emrin e tij në Librin e Rekordeve Botërore Guinness,” i tha babai i tij, Rup Bahadur Thapa Magar, medieve në Katmandu. Ata kanë ndërmend të paraqiten në një shou televiziv në Itali për të folur për kërkesën e tij për titull.
Mbështetësit e tij që e panë duke zbritur nga kryeqyteti i Nepalit e përcollën me buqeta dhe kurora lulesh. Rekordin aktual si njeriu më i shkurtë në botë mbahet nga He Pingping nga Kina, i cili është vetëm 73 centimetra i gjatë. /Telegrafi/