Një vëlla punon me mosbesimtarët, çfarë e këshilloni vëllaun në lidhje me këtë?

PUNA APO BIZNISI ME PABESIMTARËT!

Pyetje:

I nderuari Hoxhë!
Një vëlla punon me mosbesimtarët, çfarë e këshilloni vëllaun në lidhje me këtë?

Përgjigje:
Vëllaun i cili punon me mosbesimtarët e këshillojë që të anagazhohet me gjetjen e një pune tjetër ku janë muslimanë , e t’i largohet vendeve ku punojnë mosbesimtarët.

Kjo është zgjidhja më e mire për vëllaun nëse ai ka mundësi të gjej punë tjetër, mirëpo nëse nuk gjenë atëherë le ta vazhdoj punën aty me mosbesimtarët sepse nuk ka mëkat për vëllaun në këtë rast, ata shikojnë dhe kryejnë punët e tyre si dhe vëllau në fjalë shikon dhe kryen punën e tij.

Mirëpo kjo lejohet me kusht që vëllau duhet ta ruajë që zemra e tij mos të ketë dashuri e miqësi për pabesimtarët, duhet vëllau t’i përmbahet rregullave e dispozitave islame, duhet mos t’i jep selam sikurse i jep muslimanëve, nëse ndodhë që ata t’i japin selam, atëherë vëllau duhet t’ua kthejë në këtë mënyrë:
‘’ We Alejkum’’.
Njashtu nuk i lejohet vëllaut të marrë pjesë në varrimet e mosbesimtarëve, nuk lejohet festimi dhe urimi i festave të tyre( qfirave)’’.

Allahu është më i Dituri!

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin,- Allahu e mëshiroftë!

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani