Paqëso mes njerëzve, përcill fjalë të mira prej hasmit për hasmin e tij, bashkoji shpirtrat dhe bëhu shkak për afrimin e zemrave.
Fillo me veten në bamirësi, respektimin e lidhjeve, mposhtjen e zemërimit, faljen e njerëzve dhe buzëqeshu njerëzve në fytyrë.
Përmendi të mirat e tyre dhe mbuloji të metat e tyre.
Mos i përmend ata përveçse për hajr, largoju përgojimit, bartjes së fjalëve dhe shpifjes.
Bëhu zemërdëlirë dhe me gjuhë të pastër.
Angazhohu me të metat e tua dhe lute Allahun për paqe, rehati dhe mbarësi për të gjithë.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU