NËNTËMBËDHJETË KËSHILLA PËR JETË MË TË LUMTUR !!

161. Martoje personin e përshtatshëm, ai 90% do të jetë sebepi i lumturisë apo pikëllimit tënd!

2. Punoje profesionin që e do dhe që e meriton ta harxhosh rininë tënde për hir të tij.

3. Le të jetë synimi yt i parë në jetë përkujdesja për familjen dhe bërja e tyre të lumtur.

4. Dhuroji shokëve dhe të afërmve të tu më shumë se sa ata që presin nga ti.

5. Mos e ndëshko veten, falja vetes dhe tjetrit gabimet e të kaluarës.

6. Për çdo ditë bëja një vepër të mirë atij që nuk e njeh dhe kërko kënaqësi në dhënie para se të kërkosh në marrje.

7. Nëse detyrohesh të zgjedhësh mes urisë dhe borxhit, zgjedhe urinë!

8. Që të mos jesh i uritur apo të kesh nevojë për dikë, ruaje një pjesë të hyrjeve të tua, sado që të jetë ajo!

9. Largohu nga shokët e tu që janë dështak dhe kapu për ata të suksesshmit dhe për ata që nuk hezitojnë fare të ndihmojnë!

10. Sillu me çdo njeri sikurse të ishte shoku që nuk e ke parë me vite.

11. Kur pranon të punosh një punë bëhu i drejtë dhe i ndershëm në kryerjen e saj.

12. Bëhu shpikës dhe merr iniciativa për punë.

13. Bëhu trim dhe vet barte përgjegjësinë e gabimeve të tua..

14. Dallohu nga të tjerët me optimizëm dhe produktivitet dhe filloje ditën tënde me një faqe të re.

15. Bëhu i butë dhe besnik me ata që punojnë me ty.

16. Lumturia nuk ndërlidhet me pasuri apo me pozitë, po me mënyrën se si e shikon jetën.

17. Mos i anashkalo mendimet e njerëzve për ty, sepse ka mangësi që ti nuk i sheh në vete.

18. Shiko gjithmonë lart në kulm. dhe bëhu sikurse milingona. e cila hip dhe bie disa herë. derisa të arrin në kulm.

19. Dhe e fundit; mos vepro diçka që nëna yte nuk mundet të krenohet me të apo prindi yt të ndjehet i nënçmuar!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU