Muri i Burakut ( shih foton numër 3 ) është vendi në të cilin i Dërguari i Allahut lidhi Burakun ( Kafshën me të cilën udhëtoi prej Mekkes në Kudusi Sherif – ndodhia e Israsë dhe Miraxhit ).
Muri i Burakut është muri perendimorë i Xhamisë Al- Aksa në Kudusi Sherif, dhe në afërsi të tij gjendet dera e quajtur dera e Marokjanëve ( Muxhahidinët nga Maroku që ju bashkuan Salahudinit për çlirimin e Kudusit ). Gjatësia e këtij muri është 50 m ndërsa lartësia 20 m.
Në Jehudizëm ky murë quhet Muri i vajtimit, pasiqë gjatë lutjeve Jehudët afër tij qajnë, poashtu emërohet me emrin Muri i Ankesave, për arsye se Jehudët gjat lutjeve të tyre lënë në mes gurëve të murit ankesat e tyre.
Jehudët filluan të konsideronin Murin e Burakut vendadhurimi vetëm pas vitit 1917, gjatë pushtimit të Palestinës nga Britania e Madhe, në atë koh Kryeminstri Arthur Balfour ( 1902-1905 ) i’u premtoi Jehudëve Kudusi Sherifin dhe ju dhuroi një pjes nga Muri i Burakut për të kryer adhurimit e tyre, poashtu ky Murë nuk përmendet në librat e Jehudëve si pjes e Tempullit të Sulejmanit a.s.
Sheshi i vendadhurimit të Jehudëve ( Muri i vajtimit Foto nr. 1 &2 ) ndodhet 12 m më posht se faltorja e Burakut ( foto 3 ).