Motrat muslimane?

Jemi motra muslimane
Fenë islame e zbatojmë,
Çdo parim e urdhëresë,
Me dëshirë e pranojmë.

Të përulura ndaj Allahut,
Tok së bashku ne qëndrojmë,
Për asgjë në këtë botë,
Zotin tonë nuk e mohojmë.

E ruajmë nderin edhe njerëzinë,
Jashtë kufijtë nuk i kalojmë,
E kemi dronë e Allahut,
Prandaj çdo herë e respektojmë.

Muslimane kur na krijoi Zoti
Oh, sa shumë na nderoi,
Vlera shumë e plot mirësi,
Zoti ynë na dhuroi.

A e dini se përse…
Çdo ditë me gëzim e kalojmë,
Sepse Allahun shumë e duam,
Dhe veç Atë e adhurojmë.