Motorola Moto E del në shitje për një çmim të ulët

Modeli më i ri i telefonit të lirë të Motorola’së —Moto E (2015) — tani është vënë në dispozicion për shitje në tregun amerikan. Moto E është në dispozicion në ngjyrën e bardhë dhe të zezë

Versioni i telefonit vetëm me rrjetin 3G shitet për 119 dollarë, ndërsa versioni i telefonit me 4G kushton 149 dollarë.

Për këtë çmim ju merrni ekranin me 4.5-inç IPS me rezolucionin prej 960×540 pikselëve, procesorin 1.2GHz quad-core Snapdragon 410 (LTE), 1.2GHz quad-core Snapdragon 200 (për variantin me 3G), 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme, kartelën microSD, kamerën kryesore me 5MP, atë VGA përpara, rrjetet Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth 4.0, GPS, AGPS, GLONASS dhe baterinë me 2390mAh.

Modeli i vitit 2015 Moto E bazohet në Android 5.0 Lollipop. (Telegrafi)