Ushqimi që ju hani furnizon me energji organizmin tuaj dhe gjatë natës kur ju flini organizmi përdor atë çfarë ju keni konsumuar në darkë, për të pompuar gjakun dhe marrë frymë.
Andaj, kur ju zgjoheni në mëngjes, ju keni nevojë për një energji të re. Dhe, nëse e shmangni ushqimin do të ndjeheni të ngathët gjatë ditës.
Ngrënia e mëngjesit është si t’i japish një shkrepje metabolizmit, thonë ekspertët. Sipas tyre më e mira është që në mëngjes të përfshiri drithëra, proteina pa dhjam, dhe yndyra të shëndetshme.
Shembuj të mirë se si të konsumoni mëngjesin e shëndetshëm janë qull me grimca tërshëre dhe një lyerje me gjalpë kikiriku; një pjatë e përbërë nga frutat, qumështi me pak yndyrë dhe vaji i bajameve; ose vezë me dy të prera buke të përbërë nga drithërat e plota dhe një gotë jogurt.