Mjalti lufton ulcerën e stomakut

Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt.

Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj.

Por, meqenëse ulcera, në më të shumtën e rasteve, është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt, shkruan gazeta “Zëri”.

Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti.

Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë.

Mjalti ka në përbërje të tij elementë, të cilët kanë efekte rigjeneruese, sidomos te plagët.

Ai i pastron ato, dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme.

Po ashtu, përdorimi i rregullt i mjaltit, sidomos në mëngjes dhe para se të shkoni në gjumë, kontribuon në masë të madhe në zorrë të shëndosha dhe pa pezmatime.

Ajo që duhet të bëni, është që mjaltin mundësisht ka konsumoni në stomak të zbrazët, apo së paku dy orë pasi të keni ngrënë ushqim./ZËRI/